16:27 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Valbon Krasniqi: Kosova është futur në një fazë kritike në përballje me Covid-19

U.d i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi përmes një videoje ka treguar se Kosova është futur në një fazë kritike në përballjen me pandeminë Covid-19.

Ai thotë që dhjetëra njerëz po humbin jetën cdo ditë dhe se stafi shëndetësor po mundohet me kapacitete maksimale të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë, shkruan Indeksonline.

“Mos harroni, virusi ekziston, është më pranë sesa që ju ta mendoni. Vendoseni maskën, ruani distancën e kujdesuni për higjienën e juaj personale”, u shpreh Krasniqi.