10:57 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Valbon Krasniqi në listën finale për drejtor të SHSKUK-së, pesë kandidatë në garë

Pesë kandidatë janë futur në listën finale për drejtor të SHSKUK-së.

Ushtruesi i detyrës në këtë pozitë, Valbon Krasniqi, është një nga kandidatët që synojnë udhëheqjen e SHSKUK-së me mandat të plotë.

Pak ditë më parë Krasniqi ishte larguar nga lista me arsyetimin se nuk kishte përvojë menaxheriale, por në ankesën e bërë vërtetuar se ai plotëson kriteret dhe do të jetë në listën e ngusht për të parin e SHSKUK-së.

Bashkë me Valbon Krasniqin në garë janë edhe Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Driton Ukmata e Basri Lenjani./Indeksonline/