Valbona Mhilli flet për kontaktin me Gjestin, pas rastit tragjik (Foto)
Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Valbona Mhilli, së fundmi ka zhvilluar një sesion pyetje–përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram, shkruan IndeksOnline.
Një ndjekës e pyeti nëse ka pasur kontakt me Gjestin, këngëtarin e njohur dhe fituesin e fundit të Big Brother Vip Albania.
Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive: “Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”
Përgjigja e saj vjen pas një periudhe të ndarë nga mediat, duke shtuar kureshtjen e fansave për gjenden emocionale të Gjestit.

Kujtojmë se muaj më parë pas një aksidenti tragjik në Pejë, vëllai i vetëm i Gjestit ndërroi jetë.
Që nga ajo kohë, artisti nuk ka bërë as edhe një paraqitje të vetme në rrjetet sociale./IndeksOnline/

