75 Mall Live Search
07:38 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / MSH

Valbona përfundon rrugëtimin në Big Brother VIP

Valbona ishte banorja e radhës që la garën në Big Brother VIP.

Ajo nuk arriti t’ia dilte në përballjen me Laertin.

Gjatë prime-t të shkuar, Laerti dhe Valbona u vendosën përpara një zgjedhjeje nëse do të vendosnin të ndaheshin si dy konkurrentë të ndryshëm.

Nëse njëri prej tyre do të zgjidhte të ndaheshin, atëherë ata të dy do të dilnin në një nominim kokë më kokë dhe njëri prej tyre do të linte shtëpinë.

Valbona nuk e pranoi këtë “ofertë”, duke vendosur të ishte një konkurrent i vetëm me Laertin.

Nga ana tjetër, ky i fundit e pranoi sfidën për t’u ndarë nga Valbona, kështu që të dy shkuan në nominim.