23:18 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Valdet Januzaj, kandidati i VV-së për deputet nga Istogu

Valdet Januzaj do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje nga Isotogu në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq, Sot, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Qendrës së Istogut, gjatë një votimi të fshehtë, ku nga të pranishmit unanimisht mora besimin e delegatëve që të jem i propozuari për deputet nga Istogu, për listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Falenderojë të gjithë antarët që me nënshkrimet e tyre mbështetën dokumentin e kandidimit tim për deputet, si dhe delegatët që votuan për kandidaturën time.