23:47 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Valdete Daka ndihet e kërcënuar pas deklaratave të Glauk Konjufcës

Pasi Glauk Konjufca në “Debat Plus” drejtoi gishtin nga Valdete Daka për mos certifikimin e Kurtit ka reaguar kjo e fundit.

Daka, pas deklaratave të Glauk Konjufcës, është ndjerë e kërcënuar.

Moderatori Ermal Panduri tha se Daka ka kërkuar hapësirë mediale, por që për shkak të gjendjes emocionale e ka të pamundur të kyçet në debat.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbaton vetëm Ligjin e zgjedhjeve”, ka thënë Daka në mesazhin që e ka lexuar Panduri.

Konjufca ka akuzuar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.

“Personi që në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, ka thënë Konjufca.