09:46 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Valdete Idrizi voton bashkë me nënën e saj (Foto/Video)

Kandidatja nga PDK për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idriz bashkë me nënën e saj ka kryer obligimin e saj qytetar duke votuar në një nga qendrat e votimit në Mitrovicë.

Pas votimit Valdete Idrizi ka falënderuar qytetarët për një fushatë të qetë, duke uruar që kjo ditë të shkojë qetë dhe pa incidente.

”Fillimisht duhet të falënderoj qytetarët e Mitrovicës për një fushatë të qetë e dinjitoze. Jam shumë e lumtur që dal gjithë me nënën me votu. Urojë të jetë një ditë kështu e qet dhe të dalin një numër i madh i qytetarëve për të votuar” ka thënë Idrizi./Indeksonline/