75 Mall Live Search
14:35 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Valdrin Sahiti do ta zhdukte këtë trend dhe ka të bëjë me veshjet kombëtare shqiptare

Kreatori kosovar, Valdrin Sahiti është një ndër stilistët më të talentuar të trojeve shqiptare dhe suksesi i tij i ka kaluar kufijtë.

Shumë emra me famë botërore, ndër ta Beyonce apo Cardi B e kanë zgjedhur fustanet e disenjatorit shqiptar.

Së fundi në një intervistë në “YOU&ME” me Julka Gramo, ai ka folur për punën e tij dhe trendët e modës që i shohim çdo ditë.

I pyetur se cilin trend do të zhdukte, ai është shprehur se i pëlqen të gjitha stilet kur i sheh tek të tjerët.Por, ajo që nuk i pëlqen është bastardimi i kulturës nëpërmjet veshjeve.

“Ajo që nuk më pëlqen dhe vazhdon të ndodhë çdo ditë, është bastardimi me gjëra që janë jo shumë të hijshme. Kur ti vendos të luash me një epokë dhe e bastardon se nuk e njeh, kur ti vendos të luash me veshje kombëtare dhe e bastardon se nuk e respekton, për mua as në art nuk tolerohet. Ajo është diçka kombëtare që ka një temë, një traditë, për të cilën njerëzit kanë vdekur e kanë luftuar. Ose e ruan ashtu siç është, ose e sjell 10-fish më të bukur, por jo të bastarduar”, u shpreh Valdrini.