75 Mall Live Search
16:50 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Valë e re e refugjatëve

Sipas disa dëshmitarëve, ka filluar një valë e re e refugjatëve për në Bangladesh gjatë kësaj fundjave.

Një fotograf i Associated Press ka parë mijëra refugjatë të tjerë duke kaluar kufirin të martën, ndërsa shumë prej tyre janë ndaluar nga rojet e kufirit të Bangladeshit.

Zëdhënësi i UNHCR-së në Gjenevë, Andrej Mahecic, ka vlerësuar se 10 mijë deri në 15 mijë Rohingya kanë ikur që nga e shtuna, duke e rritur numrin e refugjatëve në 582 mijë.

Mijëra myslimanë Rohingya po ikin nga dhuna dhe persekutimet në Mianmari për në Bangladesh, ku gjysmë milioni refugjatë të tjerë po jetojnë në kampe./rel