75 Mall Live Search
22:59 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Valencia dëshiron të transferoj yjet e Barcelonës dhe Real Madridit

Ekipi i Valencias pas kualifikimit në Ligë të Kampionëve dëshiron ta forcoj skuadrën. “Lakuriqët” tashmë i kanë vënë vetës synim që të transferojnë një lojtar të Barcelonë dhe një të Real Madridit.

Bëhet fjalë për portierin, Jasper Cillessen dhe sulmuesin Mariano Diaz, transmeton Indeksonline.

Portieri holandez duke e parë që TerStegen është titullar i padiskutushëm në Barcelonë që të kërkoj ekip të ri.

Benfica ka kërkuar shërbimet e tij dhe ka ofruar 15 milionë euro. Por Barcelona kërkon 60 milionë euro.

Valencia është vënë pas sulmuesit të Real Madrid, Mariano Diaz. Ai u kthye në Madrid me pritshmëri të mëdha. Atij iu dha numri 7 dhe pritej të ishte udhëheqësi i sulmit të Realit.

Por, ai nuk arriti të përmbushte pritjet e tifozëve dhe klubit të Real Madrid. Duke parë situatën e tij, Valencia i është vënë pas./Indeksonline/