Valencia do të jetë kundërshtari i Barcelonës në finale të ‘Kupës së Mbretit’
Ekipi i Valencias e ka mposhtur Betisin me rezultat 1:0 në ndeshjen kthyese të gjysmë-finales se ‘Kupës së Mbretit’.
P rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshje ishte 3:2 në të mirë të Valencias e cila u kualifikua në finalen e ‘Kupës së Mbretit’, transmeton Indeksonline.
I vetmi që shënoi gol ishte sulmuesi spanjoll Rodrigo, i cili tundi rrjetën në minutën e 56-të.
Valencia tash në finale e pret Barcelonën, e cila u kualifikua mbrëmë pasi mposhti Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 4:1 nga dy ndeshjet./Indeksonline/