75 Mall Live Search
17:16 / E Premte, 03 Janar 2025 / L A

Valencia do të nderojë sonte Real Madridin për mbështetjen e tyre gjatë përmbytjeve

Sonte zhvillohet në “Mestalla” ndeshja mes Valencias dhe Real Madridit.

Valencia do t’i bëjë homazhe sonte Real Madridit për ndjeshmërinë që kishte ndaj popullit valencias dhe për solidaritetin që tregoi me viktimat.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në nëntor, mirëpo u shtye shkaku i këtyre përmbytjeve që ndodhën në regjionin e Valencias.

Real Madridi, përmes Fondacionit të tij, kontribuoi me një milion euro për ndihmë të menjëhershme për viktimat. “Galaktikët” që në momentin e parë u vu në dispozicion të Valencias për shtyrjen e një ndeshjeje që ishte parashikuar të luhej katër ditë pas përmbytjeve./IndeksOnline/