Valencia kërkon anulimin e dokumentarit të Viniciusit

Javën që lamë pas është publikuar dokumentari i yllit të Real Madridit, Vinicius Jr.
Dokumentari i tij u publikua në platformën e famshme të filmave, Netflix e cila ju kushtua jetës dhe karrierës së yllit brazilian.
Mirëpo një pjesë i është dedikuar atij momentit në ndeshjen ndaj Valencias në vitin 2023, ku Viniciusi mori fyerje raciste nga disa tifozë vendas.
Ky moment solli reagim nga Valencia të cilët kërkuan një korrigjim nga ajo se çka ndodhi më 21 maj 2023.
🦇 Ante la injusticia y falsedades cometidas con la afición del Valencia CF, desde el Club hemos exigido por escrito una rectificación inmediata a la productora del documental por lo ocurrido en Mestalla y que no se corresponde con la realidad. La verdad y el respeto a nuestra… https://t.co/3Xy66YnL3b
— Valencia CF (@valenciacf) May 19, 2025
Valencia pretendon se përmbajtja e dokumentarit nuk korrespondon me realitetin e ngjarjeve që ndodhën në maj 2023, kur futbollisti brazilian raportoi se kishte qenë viktimë e fyerjeve raciste gjatë një ndeshjeje të luajtur në stadiumin vendas të Valencias.
Klubi spanjoll po ashtu ka kritikuar përdorimin e një videoje, të transmetuar në rrjetin social Tik-Tok , të regjistruar gjatë ndeshjes, në të cilën dëgjohen tribunat duke kënduar “budalla, budalla”, megjithëse është nëntitulluar si “majmun, majmun”, që ishte pikërisht historia e dhënë nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti , megjithëse ai e korrigjoi vendimin e tij dy ditë më vonë.
Dokumentari i brazilianit, “Baila Vini”, është publikuar në “Netflix”, të enjten e javës që lamë pas./IndeksOnline/