23:25 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Valencia rikthehet te fitorja

Valencia është rikthyer te fitorja, pas 2 javësh, duke mposhtur në “Mestalla”, Celtan, me rezultatin 2-1. Skuadra e Marcelinos gjeti avantazhin që në fillim me sulmuesin italian Zaza, por Celta barazoi në minutën e 56’ me anë të mesfushorit Aspas.

Vendimtar për marrjen e 3 pikëve ishte një 11-metërsh i ekzekutuar me mjeshtëri nga Parejo. Me këtë fitore Valencia ruan vendin e dytë të renditjes me 2 pikë më pak se Barcelona, që luan nesër ndeshjen e saj.