18:03 / E Hënë, 15 Mars 2021 / Blerim

Valentina Bunjaku e LDK-së: Anton Quni përdori taktik në favor të Lumir Abdixhikut

LDK dje në kuvendin zgjedhor, ka zgjedhur Lumir Abdixhiku kryetar të ri të LDK-së, duke lënë pas Lutfi Hazirin që u rendit i dyti, ndërkohë që i treti në këtë garë doli Besian Mustafa.

E ky rezultat, ku humbi Lutfi Haziri duket se nuk i ka pëlqyer shumë deputetes së  Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Gjilani, Valentina Bunjaku.

Ajo ka mbështetur Hazirin për pozitën e të parit të LDK-së, derisa ka thënë se diferenca e madhe në vota mes Hazirit dhe Abdixhikut mund të ketë ardhur për shkak të tërheqjes nga gara të Anton Qunit.

“Edhe unë nuk e kam pritur atë diferencë kaq të madhe. Kjo ishte taktikë e zotit Quni, dhe besoj që delegatët e tij kanë votuar për Lumirin. Arsyet për tërheqje zoti Quni i ka thënë në media, e ka menduar që duhet të tërhiqet dhe është tërhequr. Unë mendoj që delegatët nuk kanë pasur asnjë trynsi në votim”, ka thënë ajo në emisionin Frontal në T7.