20:51 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / MSH

Valentina Bunjaku e LDK-së mbush sallen gra në Gjilan si askush tjetër

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka organizuar një tubim në Gjilan, ku ka mbledhur qindra gra në një sallë.

I pranishem ka qenë edhe nënkryetari i partisë dhe ish kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Struktura e grave në Gjilan, e thirrur nga nënkryetarja e forumit të gruas së LDK-së ka treguar se kjo parti vazhdon të kete rritje, ani se ka humbur në zgjedhjet e fundit komunale.

“Gratë duhet të zgjidhen sepse e kanë mundësi te mos pranojne pozita dhuratë, por të garojnë dhe të zgjidhen në secilin nivel, ka thënë Bunjaku.

“Gratë në LDK avansohen e nuk shkarkohen nga pozitat. Ne qeverinë e Lutës (Lutfi Hazirit) gratë kanë pas pozita, kryesuesja e parë gru në kuvendin komunal unë isha”, ka vazhduar ajo.