75 Mall Live Search
21:15 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / OSH

Valentina Bunjaku u vonua, s’mori pjesë në raundin e parë të votimit

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, nuk ka marrë pjesë në raundin e parë të votimit për presidentin.

Ajo është vonuar për pjesëmarrje dhe kur është kthyer në sallë ka përfunduar procesi duke iu pamundësuar të votojë.

Ndryshe ajo ditë më parë në një prononcim për IndeksOnline pati deklaruar se do të votoj pro Osmanit për presidente.

Raundi i parë ka dështuar meqë nuk ka pasë kuorum të nevojshëm.

Në kuti janë hedhur vetëm 78 vota.