09:59 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Valët e mëdha arrijnë deri në katin e tretë të një ndërtesë, duke i shkaktuar dëme

Valë të mëdha kanë shkatërruar ballkone dhe kanë arritur deri në katin  e tretë të apartamenteve bregdetare në ishullin e Tenerife, duke nxitur evakuimet.

Videoja tregon valë që ngjisnin një bllok apartamentesh në qytetin turistik të Mesa de Mar në veri-perëndim të ishullit spanjoll.

Rreth 65 apartamente në dy blloqeve përballë oqeanit ishin evakuuar, sipas Alvaro Davilës, kryebashkiak i bashkisë  së Tacoronte që është pjesë e Mesa del Mar.

Ajo erdhi pasi zyrtarët e Qeverisë rajonale dekretuan një gjendje alarmi për një stuhi të ashpër që goditi veriun e Tenerife dhe pjesë të tjera të ishujve Kanarie./Indeksonline/