22:35 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Vallëzimi erotik i Rashelit që po ‘çmend’ të gjithë (Video)

Rikthimi në emisionin “Xing me Ermalin” i velinës Rashel Kolaneci bëri bujë në rrjetet sociale.

Këtë herë ajo u rikthye jo më si velinë, por si e ftuar. Që në ãllim të emisionit Rashel duket se ka nxehur situatën teksa kërceu me një prej balerinëve të trupës së Tv Klan.

Me një veshje të ngjitur pas trupit që të krijon imazhin e një veshjeje transparente ish-velina e Xing kërceu tejet provokueshëm përpara publikut ku nuk mund të mos viheshin re format bombastike të saj. “Tani do të vijë një metor i shkëputur nga planeti Xing. U shkëput për të vazhduar udhëtimin e saj nëpër hapësirën e pafundme, por trajektorja gravitacionale e jetës na e riktheu sërisht sot. Të paktën vetëm për sot”, tha Mamaqi teksa prezantoi ish-velinën e emisionit të tij.