Valmir Elezi, KQZ: Po presim zyrtarisht vendimin e Presidentes që t’i pezullojmë aktivitetet përgatitore të zgjedhjeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe konsensusit të plotë të dalë nga ky takim, ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.
IndeksOnline ka kontaktuar me KQZ-në për të marrë një përgjigje nga ta rreth ndërprerjes së përgatitjeve për këto zgjedhje.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë zyrtarisht vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore. Për mbledhjen e radhës do t’iu njoftojmë me kohë”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për IndeksOnline.