Valmir Elezi tregon kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në ora 21:00 ka nisur numërimi i votave të diasporës të cilat kanë arritur më vonë në Kosovë.
Ai tha se pas numërimit të këtyre votave, pritet që nesër të marrin konfirmim nga PZAP dhe Gjykata Supreme, në mënyrë që të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Rezultatet përfundimtare, nesër KQZ do të kërkoj konfirmime nga PZAP dhe Gjykata suporeme, nëse nuk kanë ndonjë qështje për të vendosur në këto institucione, në mënyrë që të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Besoj se nesër do të kemi komunikime dhe ju njoftojmë” tha Elezi.