75 Mall Live Search
14:37 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Valmir Elezi tregon të reja e fundit nga numrimi i votave në KQZ

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ ka thënë se deri tani janë numëruar 55 kuti të votimeve, raporton IndeksOnline.

Elezi në një konferencë për media ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit do të përfundoj brenda 4-5 ditëve.

“KQZ ka vendosur të shkojë me rinumërimin e 314 kutive të votimit, proces që ka filluar gjatë ditës së djeshme dhe besoj që për 4-5 ditët e ardhshme do të arrijmë të kryejmë rinumërimin”.

“55 vendvotime janë numëruar deri në mesditë, ndërsa formularët e 32 prej tyre janë publikuar”, ka thënë Elezi.

“Me qëllim të transparencës KQZ-ja po i publikon të dy formularët, ndërsa palët e bëjnë krahsimin e votave”, shtoi ai.

Ndërsa për procesin e verifikimt të aplikacioneve nga diaspora, Elezi tha se është duke vijuar normalisht.

 “Po besojmë që gjatë jvës së ardhshme do të fillojmë procesin e numërimit të votave me kusht, të diasporës dhe atyre të personave me nevoja të veqanta”./IndeksOnline/