75 Mall Live Search
14:34 / E Enjte, 28 Maj 2026 / G T

Valmir Matoshi për herë të parë si lojtar i Kosovës: Është ndjenjë fantastike, më duket sikur jam moti kohë këtu…!

Valmir Matoshi ka folur për kamerat e FFK-së për herë të parë si futbollist i Kosovës.

Matoshi u shpreh shumë i lumtur që është pjesë e fanellës “Dardane”, shkruan Indeksonline

“Ndjenjë shumë e mirë, ndjenjë që s’e kam përjetu ende. Djelmoshat janë shumë të mirë, stafi shumë i mirë. Flasim me njëri tjetrin. Më duket sikur jam që një kohë të gjatë këtu. Po ndihem shumë mirë.

“Të gjitha ndeshjet i kam shikuar. Ishim afër në kualifikime. Do jap maksimumin”, u shpreh Matoshi

Kujtojmë që Matoshi këtë sezon është shpallur kampion i Zvicrës me fanellën e FC Thun./Indeksonline/