75 Mall Live Search
12:23 / E Premte, 28 Qershor 2024 / G T

Valon Behrami i bindur: Është momenti për të bërë histori, Italia nuk është favorite

Kombëtarja e Zvicrës do të luaj ndaj Italisë në fazën eliminim/direkt në Euro 2024.

Legjenda e futbollit zvicran, Valon Behrami e shëh këtë ndeshje si 50-50, por në anën tjetër ka besim të plotë te “Helvetikët”, shkruan Indeksonline

“Do të jetë një luftë, do jetë një lojë e lartë taktikisht dhe për mua është 50:50. Italia nuk është favorit për mua, jo sepse i nënvlerësoj ata, por për shkak se kjo skuadër e Zvicrës më bën kaq të sigurt. Bazuar në performancën e treguar, ky ekip meriton të arrij diçka historike.

Ylli shumëvjeçar i Natit është i sigurt: Italia mund të mposhtet.

“Tani është koha që lojtarët t’i tregojnë cilësitë e larta që kanë. Është një ndjenjë e mrekullueshme për të gjithë ata që mund të luajnë në stadiumin olimpik të Berlinit.

“Granit Xhaka dhe Manuel Akanji duhet t’i udhëheqin lojtarët e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë Valon Behrami

Ndeshja mes Zvicrës dhe Italisë zhvillohet nesër nga ora 18:00./Indeksonline/