Valon Behrami nesër kryen vizitat mjekësore te skuadra e Serie A
Valon Behrami nesër do të kryej testet mjekësore dhe më pas të nënshkruaj kontratë me Genoan.
Futbollisti shqiptar që ka mbrojtur ngjyrat e Zvicrës do të nënshkruaj për gjashtë muaj me skuadrën më të vjetër italiane.
Behrami ka qenë duke u stërvitur me Genoan por nga nesër do të jetë pjesë e skuadrës dhe mund të luaj që në fundjavën tjetër.
Ai edhe më parë ka luajtur në Serie A, ku ka qenë pjesë e Veronas, Lazios, Fiorentinës, Napolit dhe Udineses.
Genoa aktualisht është në krizë rezultatesh, ku pas pjesës së parë të sezonit gjendet në pozitën e fundit me 11 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/