Valon Berisha: Azerbajxhani është favorit për shkak të përvojes
Mesfushori i Kosovës ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme. Kosova është nikoqir i Azerbajxhanit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve dhe si fitorja ashtu edhe barazimi e dërgojnë përfaqësuesen tonë tutje.
Pas trajnerit Bernard Challandes, ka folur edhe Valon Berisha, sipas së cilit nesër do të kërkohet vetëm fitorja.
“Ndaj Maltës ishte një fitore tejet domethënëse, por jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe ne po besojmë në fitore”, tha Berisha.
“Mendoj se edhe pse barazimi na kryen punë, ne si futbollistë edhe si ekip nuk duhet të mendojmë për barazim, por duhet të shkojmë për fitore”.
“Në fillim të kësaj gare Azerbajxhani është llogaritur favorit i grupit dhe edhe tash për shkak të përvojës mund të llogaritet i tillë, por ne jemi lider dhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë kurajë. Luajmë para tifozëve tanë dhe hyjmë për fitore”, ka theksuar Valoni.