11:01 / E Hënë, 08 Janar 2024 / L K

Valon Berisha bëhet me skuadër të re

Valon Berisha është bërë me skuadër të re. Ylli kosovar është bërë blerja e parë e Lask Linz në Austri në afatin dimëror. 30-vjeçari nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me skuadrën që po synon titullin në Austri.

Kosovari ishte nën kontratë me Stade Reims në Francë deri në verë, ndërsa sezonin e kaluar u huazua te Melbourne City në Australi.

Berisha është në të kaluarën ishte pjesë e kampionatit austriak tek skuadra e Salzburg.

Në Salzburg ai luajti 167 ndeshje në gjashtë vite ku kishte shënuar 31 gola.

“Isha i emocionuar që në momentin e parë. Lask është skuadër tërheqëse dhe është nder për mua të luaj këtu. Pamja e “Raiffaisen Arena” është tërheqëse për mua. Pres me padurim të jem në fushën e lojës me këtë fanelë” ka thënë Berisha./Indeksonline/