18:25 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Valon Berisha e bën edhe berberin, ia pret flokët vetes

Valon Berisha po tregohet shumë aktiv me sfidat që po bëhen në rrjetet sociale në këtë kohë të izolimit.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës së fundi iu është përgjigjur sfidës për t’i hequr flokët.

Berisha nuk ka menduar dy herë dhe e ka bërë edhe berberin, pasi ditë më parë sfidoi veten duke hequr mjekrën dhe më pas edhe duke kënduar.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni frizurën e re që ia bëri vetes ylli i Lazios, që është i huazuar te Dusseldorfi.