23:32 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Valon Berisha e pësoi keq nga Neymari

PSG ka fituar ndaj Reims me rezultat 2-0 në ndeshjen e Ligue 1.

Për Reims nga minuta e parë luajti edhe Valon Berisha që është bërë i pazëvendësueshëm në 11-shen startuese.

Por mesfushori nga Kosova e pati një moment të sikletshëm, shkruan Indeksonline.

Ai ishte pre e një lëvizje të mrekullueshme të Neymarit gjatë lojës.

Megjithatë, Valoni nuk duhet të shqetësohet pasi shumë lojtar të kalibrit botëror e kanë pësuar nga braziliani. /IndeksOnline/