Valon Berisha i pafat, mungon në ndeshjen e radhës për shkak të problemeve shëndetësore

Nesër nga ora 18:30 skuadra ku luan futbollisti kosovar, Valon Berisha do të luaj kundër skuadrës Kaiserslautern, mirëpo për Fortuna Dusseldorf nuk do të paraqitet Berisha.
Sipas klubit gjerman problemet muskulore e detyrojnë futbollistin e Kombëtares së Kosovës të mos udhëtoj së bashku me skuadrën për ndeshjen e radhës.
“Muskujt e tij janë të sforcuar dhe është më mirë nëse ai qëndron në shtëpi” ka thënë trajneri i Berishës.
Po ashtu kjo skuadër do ta përballet në këtë ndeshje edhe me mungesën e portierit të tyre i cili po ashtu është i lënduar./Indeksonline/.