Valon Berisha ndërron skuadër, shkon në një kampionat të largët

Valon Berisha është larguar nga Stade Reims për një aventurë të re në karrierën e tij.
Mesfushori i Kosovës karrierën do ta vazhdoj në kontinentin e Aaustralisë, ku do të luaj për skuadrën Melbourne City.
Berisha nuk i kishte mirë punët te skuadra franceze Reims dhe ishte dërguar në ekipin e dytë.
Reims ka vendosur ta huazoj kosovarin në Australi te Melbourne City për një edicion.
Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Reims, Jean-Pierre Caillot.
📝 Dans le journal @UnionArdennais, Jean-Pierre Caillot a confirmé le départ de Valon Berisha à Melbourne City.
— Reims Média Football (@reimsmediafoot) September 2, 2022