75 Mall Live Search
23:54 / E Diele, 11 Tetor 2020 / C E

Valon Berisha: Ne nuk jemi Brazili, sonte ishim më të mirë se Sllovenia

Valon Berisha ka thënë për Supersport se Kosovës po i mungon prezenca në zonën e kundërshtarit.

‘Dardanët’ janë mposhtur 0-1 nga Sllovenia në ‘Fadil Vokrri’.

Një humbje tjetër, çfarë ndikoi sonte?

“Ma merr mendja se prezenca në 16-shin kundërshtar. Deri aty shkonim mirë, por brenda zonës nuk kishte prezencë për gol. Një, dy lojtarë nuk janë mjaftueshëm. Si të  shënohet aty…”.

A po na mungon Muriqi?

“Normal ai di t’i përfundojë. Por, kur je në 16 metërsh duhet me çky topin. Normal, krejt e dimë çfarë është Vedati për ne dhe çfarë di të bëjë. Por, duhet të duam më shumë, duhet ta çkyejm topin kur jemi aty. Kushdo që e ka parë lojën e di se ne krijuam dhe tentuam gjithçka. Por, në 16 metërsh nuk kishim prezencë. Ata me një rast përfunduan lojën. Ndodhin edhe ato gabime, duhej të bëja faull taktik. Pastaj provuam offside dhe erdhi goli. Por, prap në të gjithë lojën luftuam dhe besoj se fati nuk është me ne. Luftuam, por nuk di – jemi të pafat”.

Si e komentoni zhgënjimin e tifozëve? 

“Kush zhgënjehet më shumë? Ne nuk duam të fitojmë? Jemi këtu për tifozët, për këtë shtet. Provojmë të çkyhemi në fushë, por tani s’po mundemi. Jemi Kosova, jo Brazili. Besojmë se sot treguam se jemi më të mirë se Sllovenia. Për momentin ky është problemi, krijojmë, luftojmë, por nuk jemi vrasës në zonë dhe nuk po i finalizojmë rastet”.