13:07 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Valon Berisha nominohet për performancën më të mirë

Valon Berisha është nominuar nga faqja zyrtare e Euro 2020 për performancën më të mirë të mbrëmjes së kaluar.

Krahas tij, janë edhe Ronaldo i cili shënoi 4 gola ndaj Lituanisë, Sancho që shënoi dy gola ndaj Kosovës dhe Cenk Tosun, i cili realizoi dy gola kundër Moldavisë, shkruan Indeksonline.

Valon Berisha shënoi dy gola për Kosovën ndaj Anglisë, diçka që nuk e bën çdokush ndaj një fuqie botërore./Indeksonline/