Valon Berisha: Nuk jemi aspak të kënaqur

Valon Berisha ka thënë pas ndeshjes se aspak nuk janë të kënaqur me paraqitjen ndaj Greqisë.
“E kemi pësuar një gol që në fillim të ndeshjes. Në pjesën e parë patëm vetëm dy raste për të shënuar derisa në pjesën e dytë treguam më shumë“, ka thënë Berisha.
“Inkuadrimi i Bernardit na dha freski por në këtë sfidë nuk është askush i kënaqur as unë nuk jam aspak i kënaqur“.
“Nuk ka qenë lojë e mirë por deri në fund nuk u dorëzuam“, tha ndër të tjerash mesfushori.
Kosova u mposht nga Greqia me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve. /IndeksOnline/