75 Mall Live Search
13:14 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / G T

Valon Berisha pa me sytë e tij aksidentin e kosovarit që vdiq në autostradë, po merr mbështetje psikologjike

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është duke marrë mbështetje psikologjike.

Kjo pasi, mesfushori i Zurichut pa aksidentin e tmerrshëm ku la të vdekur një kosovar, shkruan Indeksonline

Berisha ishte duke ngarë makinën e tij, kur para tij pa këtë aksident të rëndë.

Ai doli nga makina, por nuk kishte mundësi t’i ndihmonte bashkëkombësit të tij – kjo pasi ai ishte bllokuar në makinë.

Në sajtin zyrtar të klubit zviceran, shkruhet: Valon Berisha nuk ishte i përfshirë në aksident, por e pa atë. Zurich-u i siguron Berishës mbështetje të plotë dhe i shpreh ngushëllime familjes së futbollistit”.

Kujtojmë se Berisha ka pak ditë që u zyrtarizua te skuadra e Zurichut./Indeksonline/