Valon Berisha rikthehet nga lëndimi
Valon Berisha është rikthyer nga lëndimi që e la atë jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë.
Reprezentuesi kosovar do të jetë i gatshëm pë sezonin e ri, shkruan Indeksonline.
Lëndimi në gju e largoi atë nga fusha për më tepër se 100 ditë. Ai u lëndua më 15 prill dhe humbi pjesën e mbetur të sezonit me Lazion si dhe ndeshjet kualifikuese të Kosovës për Euro 2020./Indeksonline/