11:08 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Valon Berisha: Shpresoj që Kosova mos të preket shumë nga virusi, shëndetësia atje është mbrapa

Futbolli në Evropë po vazhdon të jetëi izoluar si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Edhe futbollistët e Kosovës që luajnënë liga të ndryshe evropiane po vujanë nga ky virus.

Për këtë gjë ka folur edhe mesfushori i Ksovës, Valon Berisha i cili tha se i është rikthyerë stërvitjeve me skuadrën e tij Fortuna.

“Ne u kthyem në stërvitje në grupe me nga dy lojtar. Çfarë po bëj në këtë periudhë? Unë gatuaj, pastroj, mbaj kontakte me shokët e mi në Instagram. Unë me të vërtetë shpresoj se Coronavirus nuk do ta godas shumë vendin tim, sepse atje shërbimi shëndetësor është pak mbrapa”, tha Berisha.

“Unë e fillova mirë aventurën time në Bundesliga dhe mezi pres të rifilloj përsëri. Nuk kam pasur probleme me integrimin në skuadër, e dija gjuhën dhe kjo më ndihmoi. Por mbi të gjitha e njihja Uwe Rosler, një trajner që e kisha pasur në Norvegji. Trajneri beson në mua, ne mbërritëm pothuajse së bashku në Fortuna dhe unë fillova të luaja menjëherë”, përfundoi ai.