75 Mall Live Search
13:36 / E Premte, 21 Qershor 2024 / G T

Valon Berisha “transferohet” te Llapi i Tahir Batatinës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha sot gjatë ditës ka vizituar klubin e Llapit nga Superliga.

Llapi është duke u përgatitur për ndeshjet e garave europiane, shkruan Indeksonline

Sot futbollisti kosovar ishte i pranishëm në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe u takua me trajnerin, Tahir Batatina.

Berisha i cili luan në LASK Linz në Bundesliga të Austrisë mori një dhuratë nga Llapi, një fanellë me numrin 88-të./Indeksonline/

May be an image of 4 people, people playing soccer, people playing football and text