Valon Berisha u nderua mbrëmë, e “shëtiste” Kupën e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”

Futbollisti kosovar, Valon Berisha, ka kohë që është rikthyer në vendlindje edhe pse skuadra e tij LASK Linz ka edhe dy ndeshje deri në fund të këtij sezoni.
Berisha mbrëmë ishte i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe u nderua për ta “shëtitur” Kupën e Kosovës rreth tribunave, shkruan Indeksonline
Mesfushori “dardan” nuk dihet ende pse është rikthyer në Kosovë edhe pse aludohet për një lëndim. Ai ka kontratë me ekipin austriak deri në vitin 2026.
Edhe pse skuadra e tij është duke zhvilluar ndeshje tejet të rëndësishme të këtij sezoni, Berishës nuk po i intereson kjo, ai vazhdon të jetë i pranishëm në emisione në Kosovë dhe në evente të ndryshme.
Berisha është një prej lojtarëve të parë që i kishte thënë “PO” Kosovës, ani pse po synonte një ftesë nga Kombëtarja e Norvegjisë./Indeksonline/
@ligsportnet Valon Berisha duke e “shëtitur” Kupën e Kosovës në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”. 😅🏆 #ligsport #berisha #kosova ♬ original sound – LIG Sport