75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / C E

Valon Berisha vjen me një shkrim emocional për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.

Edhe pse me mungesa të shumta, Challandes do të mundohet që nesër të inkuadrojë 11-shën më të mirë që ka në dispozicion, shkruan IndeksOnline

Para ndeshjes historike me Maqedoninë e Veriut, përmes një postimi në “Instagram” ka reaguar edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ku thotë se së bashku mund t’ia dalim.

“Kosova, luftë dhe sfidë e madhe po na pret, së bashku çdo send është i mundshëm”, ka shkruar Berisha në Instagram.