75 Mall Live Search
19:26 / E Martë, 07 Janar 2025 / MSH

Valon Grabovci, 55-shi i PDK-së

Valon Grabovci është kandidat i PDK-së për deputet.

Grabovci njoftoi se do të ketë numrin 55 në listën e PDK-së, dhe deklaron se me kënaqësi do të përfaqësojë Pejën.

“PDK-ja, me numrin 131, përfaqëson forcën e ndryshimit dhe angazhimin për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme. Të jem pjesë e këtij ekipi është nder dhe përgjegjësi e madhe. Zotohem se do të punoj me përkushtim për të sjellë zërin tuaj në Kuvend dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, u shpreh Grabovci.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Unë jam Valon Grabovci, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin 55 në listë. Me krenari përfaqësoj Pejën dhe jam pjesë e ekipit që udhëhiqet nga kandidati ynë për kryeministër, z. Bedri Hamza – një lider i dëshmuar me vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës.

PDK-ja, me numrin 131, përfaqëson forcën e ndryshimit dhe angazhimin për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme. Të jem pjesë e këtij ekipi është nder dhe përgjegjësi e madhe. Zotohem se do të punoj me përkushtim për të sjellë zërin tuaj në Kuvend dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Më 9 shkurt, ju ftoj të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 131. Për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të zhvilluar – votoni 55 për Valon Grabovcin dhe PDK-në!

Me respekt,

Valon Grabovci