75 Mall Live Search
23:48 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Valon Grabovci bashkë me ”shefin” përkujtojnë betejën e Pashtrikut, në vendin ku ra heroikisht Muja me shokë

Kandidati i PDK-së për deputet, Valon Grabovci së bashku me axhën e tij, ish shefin e GP të PDK-së, Adem Grabovcin, kanë përkujtuar Betejën e Pashtrikut në 26 vjetorin e saj.

Ata kanë shkuar në vendin ku ka rënë heroikisht Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tij.

Ata u vranë nga një pritë e forcave serbe teksa po kalonin kufirin mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë për të hyrë në Kosovë.

Mujë Krasniqi – Kapuçi, ishte Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës.