Valon Grabovci: Kosova mundet ‘Ma Mirë’ edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Valon Grabovci, ka marrë pjesë në tubimin me veteranët në Prishtinë.
Grabovci, përmes një postimi në facebook është shprehur se Kosova mundet ma mirë edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Aty ku zemra rreh fort, në mesin e bashkëluftëtarëve të UÇK-së! Kosova mundet Ma Mirë edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me Bedri Hamzën kryeministër!”, ka shkruar Grabovci.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Valon Grabovci kandidon me numër 55./Indeksonline/