Valon Murati: Ajeti Berisha kandidati më i mirë për Obiliqin
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati sot ishte ne Obiliq ku se bashku me kandidatin Ajet Berisha takuan qytetar te shumtë dhe shpërndanë programin e tij për Obiliqin.
Në një postim në Facebook, Murati tha:
“Ajet Berisha është kandidati më i mirë për Obiliqin
Sot gjatë ditës me kandidatin e LB-së për kryetar të Obiliqit Ajet Berishën dhe me ekipin e shkëlqyer të listës së LB-së për Kuvendin Komunal takuam qytetarët e Obiliqit dhe u shpërndamë materialin me zotimet qeverisëse të Ajetit për katër vitet e ardhshme. Kudo qytetarët na pritën me entuziazëm dhe në bashkëbisedim e sipër edhe na dhanë motiv shtesë se LB e Ajeti në Obiliq janë në rrugë të drejtë dhe në rrugën e fitores.
Ashtu siç e kam thënë edhe më herët, Lëvizja për Bashkim në krejt historinë e saj politike, qoftë në opozitë, qoftë kur ka qenë pjesë e qeverisjes qendrore apo lokale, përherë ka treguar e dëshmuar përkushtim maksimal ndaj interesit qytetar, publik e kombëtar. Ajeti është ndër ata që me punën e tij të deritanishme e ka ndërtuar këtë imazh të Lëvizjes për Bashkim.
Andaj jam besimplotë kur deklaroj se Ajeti është jo vetëm kandidati më i mirë për Obiliqin, por në këto zgjedhje lokale, është një ndër kandidatët më të mirë e më të përgatitur në nivel Kosove. Për ndershmëri dhe përkushtim është i pa konkurrencë në këto zgjedhje lokale.
#ajetberisha
#evetmjashpresë
#lëvizjapërbashkim
#140”