75 Mall Live Search
17:56 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Valon Murati kandidat për deputet nga lista e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës sot nënshkroi marrëveshje koalicioni me Lëvizjen për Bashkim.

Burimet e Indeksonline mësojnë se pjesë e listës për deputet të PDK-së, do të jetë kryetari i LB-së, Valon Murati.

Kryetari i LB-së pritet të jetë i renditur lart në listën e kandidatëve për deputet.

Përveç kësaj, mësohet se Lëvizja për Bashkim do të ketë tre kandidat për  deputet në listën e PDK-së.

Nuk është hera e parë që Lëvizja për Bashkim dhe PDK krijojnë koalicione parazgjedhore./Indeksonline/