Valon Murati, kujton arritjen e marrëveshjes në mes të UÇK-së dhe LKÇK-së, thotë se një pjesë e saj nuk u realizua

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati, përmes një shkrimi të publikuar në Facebok, ka kujtuar 11 majin e vitit 1998 kur është nënshkruar marrëveshja në mes të UÇK-së dhe LKÇK-së. Murati në këtë shkrim përmbledhës ka thënë se kjo marëveshje përcaktonte
Marrëveshja UÇK-LKÇK dhe tre dëshmorët Kjo marrëveshje përcaktonte që i gjithë potenciali luftarak i LKÇK-së të shkrihej në UÇK.
Derisa kujton se një pjesë e kësaj marrëveshje u realizua, thekson se një pjesë tjetër e saj nuk u realizua.
“Më 11 maj të vitit 1998 pas një periudhe të gjatë negociatash u nënshkrua marrëveshja historike në mes të UÇK-së dhe LKÇK-së. Kjo marrëveshje përcaktonte që i gjithë potenciali luftarak i LKÇK-së të shkrihej në UÇK përderisa, LKÇK e ruante subjektivitetin politik dhe vazhdonte të ishte subjekt i pavarur politik. Kjo pjesë e marrëveshjes u realizua në plotësi, përderisa pjesa tjetër e cila parashihte krijimin e një fronti të politik, i cili do t’i bashkonte të gjitha forcat çlirimtare dhe ato që e përkrahin luftën, e që do të ishte udhëheqësi politik i luftës, fatkeqësisht nuk u realizua”, ka shkruar Murati.
Ky është shkrimi i plotë i tij: