75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / OSH

Valon Murati: Në krejt zhvillimet e fundit na duhet bashkimi e jo përçarja me Shqipërinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka dhënë qëndrimin e tij sa i përket zhvillimet të fundit në politikën globale, e të cilat në një formë apo tjetër sipas tij duhet të merren parasysh nga Kosova.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se zhvillimet e fundit dramatike në Afganistan e jo vetëm, duhet kuptuar drejtë, e të shërbejnë si një mesazh që dalja e vendit tonë nga një stauts quo në planin ndërkombëtar dhe të raporteve me Serbinë është i domosdoshëm.

Murati tutje ka thënë se Kosova dhe liderët e saj nuk duhet të frikësohen nga dialogu me Serbinë, por përkundrazi duhet ta përdorin atë për të mirën e përgjithshme.

I pari i LB-së nuk ka harruar pa përmendur  edhe çështjen e raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, duke shtuar se në këto rrethana përveç konsolidimit të shtetit të Kosovës duhet bashkimi e jo përçarja me shtetin shqiptar.

Postimi i plotë i tij: