Valon Murati: Për të pasur ndryshime pozitive në shoqëri, duhet filluar nga politika, nga njerëzit që merren me të

Ngjarja e fundit që ka tronditur mbarë opinionin kosovar ajo e vrasjes së 18 vjecares nga Ferizaj është komentuar edhe nga kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ndonëse me të drejtë po kritikohet sistemi I drejtësisë për reagim të vonshëm e edhe kultura shoqërore, pak u fol për politikën e cila barë mbi vete drejtimin e shoqërisë.
Ai ka thënë se debatet politike e logjika politike e ndërtuar viteve të fundit janë duke krijuar një atmosferë pesimiste e të zymtë, e cila më pas po rritë tensionet shoqërire e ndërnjerëzore.
“Kjo situatë është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit në përgjithësi, përfshirë dhunën në familje, delikuencën e të miturve, por edhe të rritjes së dhunës ndaj gruas dhe trajtimit të saj në shoqëri në veçanti. Andaj për të pasur ndryshime pozitive në shoqëri, duhet filluar nga politika, nga njerëzit që merren me të, nga mënyra sesi mediat i promovojnë të ‘fortët e politikës’ e që lehtë shiten si modele që duhet kopjuar në jetën e përditshme
Politika mujshare si promovuese e dhunës në shoqëri”, ka shkruar Murati.
Shkrimi i plotë i tij: