Valon Murati: Qasja ndaj dialogut edhe nga kryeministri i ri duket të jetë e njëjta

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati, përmes një shkrimi në Facebook , ka thënë se edhe qasja e kryeministrit Albin Kurti ndaj dialogut me Serbinë, duket të jetë e njëjtë.
Ai ka thënë se derisa nga pala kosovare favorizohet status-quoja, e në anën tjetër ndërkombëtarët vazhdojnë të bëjnë presion për asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Në këto rrethana duket se te zgjidhja finale do shkojmë përmes rrugës së gjatë e të rëndë për Kosovën: vazhdimin e status quos apo përpjekjeve për implementimin dhe “funksionalizimin” e asociacionit/autonomisë serbe në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai madje ka thënë se janë dy opsione për mënyrën se si do të vazhdoj ky proces.
E të dyja do të jetë të lodhshme për shoqërinë kosovare.
Postimi i plotë i tij: