15:36 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Valon Murati tregon pajtimin e arritur në tryezën e sotme politike

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka dhënë më shumë detaje nga tryeza politike e thirrur sot nga PDK-ja.

Lideri i LB-së ka thënë se janë pajtuar që të krijohet një grup pune, i përbërë nga shefat e grupeve të partive parlamentare dhe një përfaqësuesi të partive jo-parlamentare, i cili do të caktojë temën konkrete, për të cilin do të diskutohet në tryezën e radhës.

Poashtu, Murati ka thënë se ai ka mbajtur në tryezë qëndrmin se dy temat për të cilat do të duhej të trajtohen me urgjencë dhe të arrihet konsensusi janë bisedimet me Serbinë dhe çështja e reformës zgjedhore.

“Sot u mbajt tryeza e dytë e partive politike, kësaj radhe e organizuar nga PDK-ja, në të cilën përveç debatit për temat që konsiderohen të rëndësisë kombëtare dhe shtetërore, u fol edhe për formatin e vazhdimit të këtyre takimeve, në mënyrë që ato të mos shndërrohen në një rutinë pa rezultat, por që t’i jepet një format i strukturuar.

Kështu u pajtuam që të kemi një grup pune, të përbërë nga shefat e grupeve të partive parlamentare dhe një përfaqësuesi të partive jo-parlamentare, i cili do të caktojë temën konkrete, për të cilin do të diskutohet në tryezën e radhës.

Personalisht mbajta qëndrimin se dy temat për të cilat do të duhej të trajtohen me urgjencë dhe të arrihet konsensusi janë bisedimet me Serbinë dhe çështja e reformës zgjedhore” shkruan Valon Murati në Facebook./Indeksonline/